Zyrtare: Lamtumirë Real
Pas Bayern Munichut, edhe Real Madrid ka konfirmuar marrëveshjen për transferimin e Xabi Alonsos në Allianz Arena. Lamtumira e tij do të bëhet në një konferencë për shtyp, sot në ora 11.

Sport
Pas komunikatës nga Bayern Munich, edhe Real Madrid ka konfirmuar largimin e Xabi Alonsos, i cili së shpejti do të jetë në dispozicion të Pep Guardiolës.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Los Blancos kanë ftuar një konferencë për shtyp me gazetarët spanjollë në ora 11:00, ku mesfushori do t’i japë lamtumirën kampionit të Evropës.
Alonso do të transferohet në Bayern Munich në transferim me vlerë prej 7-10 milionë euro.