Zyrtare: Ky është vendi më i keq për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa më i miri…

Britanikët në disa qytete mund të presin të jetojnë më gjatë, të shijojnë një pagë më të mirë dhe një shtëpi më të mirë.

Fun

22/10/2015 11:49

Megjithatë, disa vende janë shumë të mira dhe të përshtatshme për të jetuar, ndërsa disa të tjera nuk bëjnë hiç.

Banorët e Bradfordit duhet ti përgatisin valixhet dhe të shpërngulen 238 milje në veri, pasi që vetëm sa është shpallur qyteti më i keq në Mbretëritë e Bashkuara, sipas një treguesi për kualitetin e jetës.

Në vend të Bradfordit, nëse ju dëshironi të gjeni një shtëpi dhe një punë të mirë, atëherë është koha të shpërnguleni në Edinburgh.

Kryeqyteti Skocez, është emëruar vendi më i mirë për të jetuar në Mbretëritë e Bashkuara pasi që ka përqindjen më të ulët të krimeve, fatura të ulëta të energjisë, dhe çmime të përshtatshme për të paguar qiranë e shtëpisë.

Pos kësaj, edhe interneti është shumë i shpejtë ku shpejtësia e shkarkimeve arrin deri në 30mb për sekondë.

Në të kundërtën, Irlanda Veriore dhe Anglia i kanë disa qytete të zymta përreth.

Studimi i kishte krahasuar faktorë të ndryshëm si p.sh. pagat, koston e rrobave, pazarit, benzinës, orarin e punës dhe orët e dritës së diellit.

Ann Robinson, nga uSwitch, e cila e ka përpiluar këtë tregues, thotë: “Edinburgh që moti ka qenë një qytet vibrant, me arkitekturë të mahnitshme dhe me festivale të njohura botërisht, e të gjitha këto rrethohen me një peizazh mahnitës. Por tani është zyrtare, Edinburgh është vendi më i mirë për të jetuar në Mbretëritë e Bashkuara.”

Skocia në përgjithësi është duke u bërë një vend më atraktiv për të jetuar, bashkë me vendet tjera si Renfrewshire dhe Lankarshire në jug-perëndim.

Por fatkeqësisht, Anglia thuhet se ka pësuar zbritje prej 16-20% sa i përket njerëzve që shpërngulen atje, siç duket njerëzit kanë filluar të mos e pëlqejnë Anglinë edhe aq shumë.

Banorët e Bradfortit paguajnë kosto shumë të ulëta të qirasë si p.sh. 13,654 funte në vit, por edhe disa shumë të shtrenjta si 92.60 funte në javë.

Vetëm dy e treta e lokalëve janë të punësuar.

10 vendet më të mira për të jetuar

The sunsets over the skyline in Edinburgh

  1. Edinburgh
  2. Solihull
  3. Hertfordshire
  4. Northumberland
  5. South Lanarkshire
  6. Berkshire
  7. Darlington
  8. North Lanarkshire
  9. York
  10. Inverclyde, East Renfrewshire and Renfrewshire

10 vendet më të këqija për të jetuar

  1. Bradford
  2. Kingston Upon Hull
  3. North of Northern Ireland
  4. Western Isles
  5. West and South of Northern Ireland
  6. Blackpool
  7. Devon
  8. Central Valleys
  9. East of Northern Ireland
  10. South Teesside

Ku duhet të shpërnguleni për…

Couple reading a map with a compass

Rroga më të mira

Londra perëndimore njihet si regjioni më i pasur ku rroga mesatare e një pune me orar të plotë është 35,464 funte, por gjithashtu është i njohur edhe si regjioni më punëtorë në të gjithë shtetin.

Rrugë më të sigurta

Edinburgh e ka përqindjen më të ulët të raportimeve të krimeve në të gjithë Mbretërinë, pastaj vie Powys në Wales.

Ndërsa Irlanda veriore e ka përqindjen më të lartë të krimeve, bashkë me Belfastin etj.

Jetë më të gjatë

Femrat e Buckinghamshire kanë një jetëgjatësi mesatare deri në 85 vjeç, ndërsa ato në Glasgow vetëm 78 e gjysmë.

Ndërsa meshkujt në Surrey kanë një jetëgjatësi mesatare prej 81 vjet e gjysmë, krahasuar me ata në Glasgow që e kanë vetëm 73. /Lajmi.net