ZYRTARE: Kubo huazohet tek Mallorca

Takefusa Kubo është huazuar tek Mallorca.

Sport

11/08/2021 19:17

Real Madridi ka bërë të ditur që ka arritur marrëveshje me skuadrën e Mallorcas për huazimin një-vjeçar të Takefusa Kubos, transmeton lajmi.net.

Kubo ishte pjesë e Getafes gjatë sezonit të fundit, ku gjithashtu ishte në formë huazimi.

20 vjeçari ishte njëri nga protagonistët kryesorë për Japoninë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ku u mund në gjysmëfinale.

Reali bëri të ditur përmes një komunikate zyrtare huazimin e Kubos, japonezi do të jetë pjesë e Mallorcas deri në verën e vitit 2022./Lajmi.net/