ZYRTARE: KB Prishtina përforcohet me Alfred Tomsick

KB Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e Nicholas Alfred Tomsick.

Sport

17/08/2021 17:15

Kroato-Amerikani luan në rolin e organizuesit dhe disa herë ishte shpallur si lojtari i vitit në Islandë, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Prishtinës pa ndërhyrje:

“Welcome Home to the Home of Champions Nicholas!

Edhe një super profesionistë në radhët tona!

Nicholas Alfred Tomsick lojtari më i ri i KB Sigal Prishtina!

Kroato- Amerikani është organizues i lojës në pozitën 1.

I shpallur lojtar i vitit disa herë në ligën  e Islandës, Nicholas ka luajtur në ligën Kroate dhe se fundi në ligën e Islandës për Tindasoll në Urvalsdeild karla.

U bë i njohur me performancën fantastike në lojën përmbyllese në Urvalsdeild.

Nicholas është një profesionist që përçon energji pozitive në ekip dhe me një shpirt luftaraku”, shkroi klubi.

Ndërkohë, KB Prishtina nuk ka bërë të ditur objektivat./Lajmi.net/