ZYRTARE: KB Peja shkarkon trajnerin Xhelalija

Është bërë e ditur se trajneri kroat Edi Xhelalija më nuk është trajner i KB Pejës.

Sport

25/12/2020 18:37

Pas humbjes që pësoi nga Prizreni, KB Peja ka ndarë rrugët me trajnerin Edi Xhelalija.

Aktualisht, Peja qëndron e dyta në tabelë, një pikë larg Rahovecit, i cili është lider i Superligës.

Peja në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar tre humbje dhe dy fitore, klubi pejan ende nuk e ka treguar pasuesin e kroatit, kjo mbetet për tu parë.

Më poshtë mund të shihni postimin e KB Pejës në rrjetin social Facebook./Lajmi.net/