Zyrtare: Kalulu rinovon kontratën me Milanin

Pierre Kalulu ka vazhduar edhe më tej bashkëpunimin me Milanin. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i ‘Rossonerëve’, me anë të një njoftimi në faqen e tyre, përcjell lajmi.net. “AC Milan është i kënaqur të njoftojë se Pierre Kalulu ka nënshkruar një kontratë të re me klubin deri më 30 qershor 2027”, thuhet në një…

Sport

10/11/2022 18:33

Pierre Kalulu ka vazhduar edhe më tej bashkëpunimin me Milanin.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i ‘Rossonerëve’, me anë të një njoftimi në faqen e tyre, përcjell lajmi.net.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë se Pierre Kalulu ka nënshkruar një kontratë të re me klubin deri më 30 qershor 2027”, thuhet në një deklaratë zyrtare të gjigantëve të Serie A.

Pierre iu bashkua ‘kuqezinjve’ në verën e vitit 2020 dhe, që atëherë, ka bërë 75 paraqitje për klubin, duke e forcuar veten si një nga mbrojtësit kryesorë të skuadrës.

22 vjeçari iu bashkua Milanit për gati 1 milion euro nga Lyon në vitin 2020 dhe shpejt është bërë një titullar i rregullt në ‘San Siro’, fillimisht si mbrojtës i djathtë dhe më pas si qendërmbrojtës.

Mbrojtësi francez ka dy gola në 75 paraqitje me kuqezinjtë dhe ka bërë 20 paraqitje deri më tani këtë sezon./Lajmi.net/