Zyrtare: Hoffenheim ndan rrugët me trajnerin Hoeness
Hoffenheim ka ndarë rrugët me trajnerit.
Sport
Skuadra gjermane, Hoffenheim nuk arriti të plotësonte objektivin për këtë sezon. Ata mbeten jashtë garave evropiane.
Si pasojë, klubi ka ndërmarrë veprime dhe ka ndarë rrugët me trajnerin Sebastian Hoeness, përcjell lajmi.net.
Marrëveshja për ndërprerjen e bashkëpunimit ishte e dyanshme; nga klubi dhe trajneri.
40 vjeçari mori drejtimin e Hoffenheim në verën e vitit 2020, kur kaloi nga klubi i divizionit të tretë të amatorëve të Bayern Munich. /Lajmi.net/