Zyrtare: Hernandez i Realit
Javier Hernandez është futbollist i ri i Real Madridit. Sulmuesi meksikan është huazuar te Los Blancos nga Manchester United, deri në fund të sezonit.
Sport
Manchester United dhe Real Madrid kanë konfirmuar marrëveshjen për transferimin e sulmuesit Javier Hernandez në Santiago Bernabeu, në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Derisa gjiganti nga Old Trafford ka siguruar shërbimet e yllit të Monacos, Radamel Falcao, Hernandez vendosi të transferohet në Real Madrid ku do të luajë rolin e zëvendësuesit të Karim Benzemas.
Po ashtu, klubi kampion i Evropës e ka të drejtën e blerjes së Hernandezit gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të ardhshëm.