Zyrtare: Handanovic vazhdon kontratën me Interin

Samir Handanovic ka vazhduar bashkëpunimin me Interin.

Sport

09/07/2022 18:32

Portieri i Interit, Handanovic ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me ekipin Italian.

Lajmin për arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar vet klubi me anë të një postimi, transmeton lajmi.net.

Ai u pyet se si po ndihej që tashmë do të futet në vitin e tij të 11-të me klubin, portieri u shpreh:

“Jam shumë krenar, jam krenar dhe që jam kapiten i Interit”.

Handanovic ka bërë 439 paraqitje me ‘Zikaltërtit’ dhe ka fituar një titull të Seria A, Kupën e Italisë dhe Superkupën italiane./Lajmi.net/