ZYRTARE: Hadërgjonaj te skuadra e Bundesligës (FOTO)

FLorent Hadërgjonaj, mbrojtësi shqiptar që luan për Zvicrën U21 ka lënë ekipin zviceran të Yong Boys për të kaluar në Bundesligën gjermane.

Sport

08/08/2016 16:34

22­vjeçari ka firmosur një kontratë 4­vjeçare me Ingolstadt, dhe lajmi jepet nga të dyja klubet në faqet zyrtare, ndërkohë që shifrat e marrëveshjes nuk bëhen të ditura.

Lojtari i linjës së djathtë është aktivizuar me zviceranët në 71 ndeshje, 60 prej të cilave si titullar.

Hadergjonaj mund të jetë njëri ndër prurjet e para të Kosovës në kualifikimet për botërorin e Rusisë.

Futbollisti e ka lënë të hapur një mundësi të tillë.