ZYRTARE: Guardiola blindon edhe yllin tjetër të Cityt

Oleksandr Zinchenko ka rinovuar edhe për tre vjet kontratën e tij me Manchester Cityn.

Sport

20/06/2019 14:21

22-vjeçarit i kishin mbetur edhe dy vite në kontratën e tij ekzistuese. Ai tani është i angazhuar për kampionët e Premierligës deri në vitin 2024.

Zinchenko është lojtari i dytë brenda 24 orëve që nënshkruan kontratë afatgjate në klub pasi Kyle Walker nënshkroi edhe për dy vite të tjera dje, transmeton lajmi.net.

Është një kthesë e madhe në karrierën e ukrainasit, i cili verën e kaluar refuzoi një ofertë nga Wolves dhe Real Betis për të qëndruar në ‘Etihad’.

Zinchenko u ble nga klubi rus Ufa në vitin 2016 për 1.7 milionë euro, dhe duke qenë pjesë e suksesit të Cityt këtë edicion, pasi mbrojtësi i majtë Benjamin Mendy ishte i lënduar shumicën e kohës. /Lajmi.net/