Zyrtare: Formacionet startuese të super ndeshjes, PSG-Real Madrid
Sonte në ora 21:00 do të zhvillohet një nga përballjet më të pritura të Kupës së Botës për Klube, ku Paris Saint-Germain dhe Real Madrid do të përballen në gjysmëfinale për një vend në finalen e madhe kundër Chelseat. Trajnerët e të dy skuadrave kanë publikuar formacionet startuese për ndeshjen, transmeton lajmi.net. PSG do të…

Sport
Sonte në ora 21:00 do të zhvillohet një nga përballjet më të pritura të Kupës së Botës për Klube, ku Paris Saint-Germain dhe Real Madrid do të përballen në gjysmëfinale për një vend në finalen e madhe kundër Chelseat.
Trajnerët e të dy skuadrave kanë publikuar formacionet startuese për ndeshjen, transmeton lajmi.net.
PSG do të nis me: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes, Vitinha, Fabian, Joao Neves, Kvaratskhelia, Doue dhe Dembele.
Ndërsa Real Madridi ka zgjedhur këtë njëmbëdhjetëshe: Courtois, Fran Garcia, Rüdiger, Asencio, Valverde, Bellingham, Tchouameni, Arda Güler, Vinicius, Gonzalo dhe Mbappe.
Fituesi i kësaj përballjeje do të përballet në finale me Chelsean, që tashmë ka siguruar kualifikimin./lajmi.net/