Zyrtare: Emini vazhdon kontratën me Llapin

Mbrojtësi i djathtë, Benjamin Emini do të vazhdojë me Llapin.

Sport

10/06/2022 16:42

Emini ka nënshkruar kontratën e re me klubin nga Podujeva, ku do të jetë së paku edhe për tri vite të tjera.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi me anë të një postimi në faqen e tyre.

Emini njëherësh është edhe lojtari me më së shumti paraqitje për ekipin e Llapit dhe është kapiteni i dytë i tyre.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell postimin e klubit:

“Emini edhe tre vite me klubin e zemrës, Llapin

Mbrojtësi i djathtë, Benjamin Emini ka rinovuar kontratën deri në vitin 2025!

Futbollisti me më së shumti paraqitje tek Llapi, 350 gjithsejt në të gjitha garat, Benjamin Emini do vazhdoj kontributin për klubin e zemrës edhe për tre vitet e ardhshme.

Emini nga viti 2009 asnjëherë nuk i ka ndërruar ngjyrat bardhekaltër dhe do vazhdoj t’i mbroj ato deri në vitin 2025.

Me rinovimin e kontratës me zv.kapitenin, Emini dhe futbollistët tjerë që bartën barrën kryesore këtë edicion, ekipi do përgatitet maksimalisht për të bërë më të mirën në garat evropiane dhe edicionin vijues të Superligës.

VAZHDOJMË BENI”/Lajmi.net/