ZYRTARE: Drita ia vazhdon kontratën Betim Haxhimusës

Skuadra lidere e Superligës së Kosovës, Drita FC, ka vendosur të vazhdojë kontratën me Betim Haxhimusën edhe për dy vite.

Sport

09/06/2020 21:48

Haxhimusa që ka shënuar nëntë gola këtë sezon në Superligën e Kosovës, do të jetë pjesë e Dritës deri në vitin 2022, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë i Drita FC:

Betim Haxhimusa vazhdon të jetë bardhë e kaltër

Sot klubi jonë ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Betim Haxhimusen edhe për dy vitet e ardhshme, kështuqë Betimi do të jetë me ne deri në vitin 2022.

Drejtori sportiv Valon Zymberi pas marrëveshjes tha se Betimi ka qenë gjithmonë një lojtarë i rëndësishëm për ne dhe se është i lumtur që do të jetë edhe për dy vitet e ardhshme me ne.

Suksese Betim!

/Lajmi.net/