ZYRTARE: Dortmundi transferon talentin e madh

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Mahmoud Dahoud, është një lojtar i ri i Borussia Dortmund.

Sport

30/03/2017 13:25

Siriani me nënshtetësi të Gjermanisë nga vera e këtij viti do të luajë për milionerët.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i tij aktual Borussia Monchengladbach.

Lojtari ka qenë i kërkuar nga shumë gjigant të Evropës përfshirë Juventusin, dhe Arsenalin.

Dahoud është pjesë e Gjermanisë U-21.