ZYRTARE: Dortmund kompleton transferimin e Alcacer

Borussia Dortmund ka kompletuar transferimin e Paco Alcacer nga Barcelona.

Sport

23/11/2018 15:30

Paco Alcacer nga sot është një lojtar i gjigantit gjerman, Borussia Dortmund.

‘Milionerët’ përmes një komunikate kanë njoftuar se kanë përdoruar të drejtën e blerjes së plotë të sulmuesit spanjoll nga Barcelona.

Alcacer pas një periudhe dëshpëruese te Barcelona, verën e kaluar iu bashkua Dortmundit në formulën e huazimit, për t kompletuar sot transferimin.

Ish sulmuesi i Valencas që ka shënuar nëntë gola këtë sezon, ka nënshkruar kontratë me Dortmundin deri në vitin 2023./Lajmi.net/