Zyrtare: Djali i Ronaldinhos ndjek ëndrrën e babait, firmos me Barcelonën

Joao Mendes, djali i futbollistit legjendar nga Brazili, Ronaldinho ka firmosur me klubin nga Katalunia, Barcelona. 18-vjeçari po e ndjek ëndrrën e babait të tij. Ai luan si sulmues qëndror, por ka atribute edhe në pozitën e mesfushorit, shkruan Lajmi.net Mendes ka firmosur me Barcelonën deri në vitin tjetër, 2024 – por  me mundësi vazhdimi…

Sport

02/03/2023 13:38

Joao Mendes, djali i futbollistit legjendar nga Brazili, Ronaldinho ka firmosur me klubin nga Katalunia, Barcelona.

18-vjeçari po e ndjek ëndrrën e babait të tij. Ai luan si sulmues qëndror, por ka atribute edhe në pozitën e mesfushorit, shkruan Lajmi.net

Mendes ka firmosur me Barcelonën deri në vitin tjetër, 2024 – por  me mundësi vazhdimi dhe do të luaj për ekipin e grupmoshave U19.

Së fundmi ai ishte pjesë e skuadrës braziliane, Cruzerio U17./Lajmi.net/