Zyrtare: Di Maria në Man Utd
Angel Di Maria është zyrtarisht futbollist i ri i Manchester Unitedit. Ylli argjentinas ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare në Old Trafford, në transferim rekord për futbollin anglez me vlerë prej 84 milionë euro.

Sport
Angel Di Maria ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Manchester Unitedin. Gjiganti nga Old Trafford ka njoftuar për transferimin e yllit argjentinas nga Real Madrid për 84 milionë euro.
Di Maria është shndërruar në përforcimin më të shtrenjtë në histori të futbollit anglez që deri sot i takonte sulmuesit Fernando Torres i cili iu bashkua Chelseas nga Liverpool për 50 milionë funte.
“Angel është futbollist i klasit botëror, nuk ka dyshim për talentin e tij të jashtëzakonshëm. Aftësitë e tij për driblime dhe për të mposhtur kundërshtarët janë kënaqësi për t’u shikuar. Ai është përforcim i shkëlqyeshëm”, deklaroi menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal.