ZYRTARE: Data dhe ora se kur do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Italisë

Është mësuar edhe zyrtarisht data dhe ora se kur do të zhvillohet Superkupa e Italisë në mes të Juventusit dhe Milanit.

Sport

05/12/2018 16:41

Për dallim nga sezonet e kaluar, Superkupa e Italisë do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Mbreti Abdullah, ka bërë të ditur se do ta lëshoj stadiumin ‘Sport City’ në dispozicion të finales në mes Juventusit dhe Milanit, përcjell “lajmi.net”.

Ndeshja do të startojnë ora 18:30, sipas kohës tonë lokale, ndërsa do të zhvillohet më 16 janar.

Juventus është përfshirë në këtë garë pasi e ka fituar dy herë, ndërsa Milan është përfshirë si finaliste e Kupës së Italisë. /Lajmi.net/