ZYRTARE: Dani Carvajal rinovon kontratën me Real Madridin

Dani Carvajal do të vazhdojë të jetë lojtar i Real Madridit.

Sport

29/07/2021 14:17

Real Madridi ka konfirmuar se mbrojtësi spanjoll, Daniel Carvajal ka rinovuar kontratën, transmeton lajmi.net.

Cavarjal nënshkroi kontratën deri në verën e vitit 2025 me “Los Blancos”.

28 vjeçari që nga rikthimi i rij nga Leverkuseni ishte njëri ndër lojtarët kryesorë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ai ishte i shoqëruar nga presidenti, Firoentino Perez gjatë nënshkrimit të kontratës./Lajmi.net/