ZYRTARE: Dalbert largohet nga Interi
Interi ka konfirmuar shitjen e Dalbert.
Sport
Futbollisti brazilian, Dalbert është larguar nga Interi ku karrierën do ta vazhdojë tek Cagliari, shkruan lajmi.net.
Ende nuk dihet nëse shitja e tij ka të bëjë me ndonjë shkëmbim me futbollistin Nandez, i cili po kërkohet nga “Nerazzurrët”.
Dalbert erdhi nga OGC Nice ku shkëlqeu në Francë dhe shihej si lojtarë me perspektivë që do të shkëlqente në Itali, ai luan pozitën e mbrojtësit të majtë ku shpejtësia e tij shquheshin më së shumti.
Interi ka bërë të ditur që Dalbert është shitur tek Cagliari në formë huazimi me të drejtë blerje./Lajmi.net/
? | COMUNICATO
Dalbert al Cagliari ?https://t.co/EDmN50wJ5M
— Inter ??? (@Inter) July 21, 2021