ZYRTARE: Cordaz transferohet në Inter

Klubi italian Inter ka arritur marrëveshje me portierin Alex Cordaz.

Sport

25/06/2021 15:22

Inter ka siguruar shërbimet e portierit Cordaz si transferim i lirë, transmeton lajmi.net.

38-vjeçari ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me Nerazzurët të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2022.

Italiani në Inter pritet të jetë portieri i tretë pas Samir Handanovic dhe Andrei Radu.

Cordaz, sezonin e kaluar ishte pjesë e Crotonos ku zhvilloi 36 paraqitje në Serie A. /Lajmi.net/