ZYRTARE: Coman nënshkruan kontratë afatgjate me Bayernin

Sport

12/01/2022 14:14

Bayern Munich ka konfirmuar marrëveshjen e re me francezin Kingsley Coman.

Francezi edhe zyrtarisht tani ka zgjatur kontratën me bavarezët.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë të re me Bayernin deri më 2027.

Coman raportohej se do të largohej nga Bayerni megjithatë klubi gjerman reagoi shpejtë duke i ofruar një kontratë astronomike e cila raportohet se është 17 milion euro në  vit.

Anësori ka zhvilluar 218 paraqitje me bavarezët, duke shënuar 48 gola e duke realizuar 54 asiste sipas Transfermarkt. /Lajmi.net/