ZYRTARE: City rikthehet në stervitje, ska raste të reja pozitive

Manchester City rikthehen në fushën e tyre dhe do të rinisin trajnimet.

Sport

30/12/2020 17:25

Manchester City do të rinisë punën në terrenin e tyre të trajnimit nga e Mërkura pasdite pasi ata u nënshtruan testimit për Covid-19 të martën dhe nuk dolën raste të reja pozitive.

Klubi i Pep Guardiola është duke kaluar në një periudhë të vështirë pasi që dy lojtarë të tyre dhe dy pjesëtar të stafit të klubit kanë rezultuar pozitivë këtë javë

Pikërisht për këtë arsye edhe ndeshja mes Everton dhe Man City e paraparë të luhej më 28 dhjetor, është shtyrë.

Tanimë pas testimeve të bëra dhe pa raste pozitive ata do të kthehen në ushtrime dhe nuk do të anulohet ndeshja ndaj Chelsea, më 3 janar./Lajmi.net/