ZYRTARE: Chelsea rinovon me sulmuesin veteran

Edhe zyrtarisht, klubi i Chelsea ka njoftuar se sulmuesi Olivier Giroud ka rinovuar kontratën edhe për një vit.

Sport

21/05/2019 14:03

Francezi erdhi në ‘Stamford Bridge’ në merkaton e janarit të vitit 2018 dhe deri tani ka bërë 62 paraqitje, duke shënuar 17 gola.

Gjatë kohës së tij te Chelsea, Giroud ka fituar Kupën e Botës dhe ka përformuar jashtëzakonisht mirë në kompeticionet evropiane, përcjell lajmi.net.

32-vjeçari është golashënuesi më i mirë në Europa Ligë, me 10 gola, ndërsa mund ta zhvillojë edhe një ndeshje kur takohet në finale me Arsenalin.

‘’Jam shumë i lumtur për kontratën e re. Unë me të vërtetë dëshiroj të qëndroja së paku edhe një vit – jam pjesë e skuadrës, e kësaj familje dhe shpresoj që shumë trofe do të vijnë dhe të mund të kontibuoj ende për ekipin’’, tha pas rinovimit ai.

Kujtojmë se Chelsea është dënuar nga FIFA për mostransferime të lojtarëve për dy vite, dhe duket se vetë klubi është pajtuar me këtë fakt. /Lajmi.net/