Përparim Rama: Po lirohen banesat komunale të uzurpuara pa bazë ligjore
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna po vazhdon aksionin për lirimin e banesave komunale që, sipas tij, prej vitesh janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme. Rama tha se bëhet fjalë për banesa të përdorura pa kontrata dhe pa bazë ligjore, duke theksuar se prona publike nuk mund të trajtohet si pronë private,…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna po vazhdon aksionin për lirimin e banesave komunale që, sipas tij, prej vitesh janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme.
Rama tha se bëhet fjalë për banesa të përdorura pa kontrata dhe pa bazë ligjore, duke theksuar se prona publike nuk mund të trajtohet si pronë private, raproton lajmi.net
“Po vazhdojmë me vendosmëri lirimin e banesave komunale që për vite me radhë janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme, pa kontrata dhe pa bazë ligjore. Prona publike nuk mund të uzurpohet e as të trajtohet si pronë private. Detyrimi ynë është ta mbrojmë, ta kthejmë në funksion të ligjit dhe ta menaxhojmë me përgjegjësi e transparencë”, ka shkruar Rama./Lajmi.net/