ZYRTARE: Chelsea prezanton transferimin e ri

Christian Pulisic është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Chelsea.

Sport

21/05/2019 17:45

Ylli amerikan në afatin kalimtar të dimrit ishte transferuar te Chelsea nga Borussia Dortmund, për t’u rikthyer në huazim te gjermanët deri në përfundim të sezonit.

Për transferim e 20 vjeçarit, Chelsea i ka paguar Dortmundit 70 milionë euro.

Me të përfunduar sezoni në Bundesligë, Pulisic ka udhëtuar drejt Londrës, për t’u prezantuar si lojtar i Chelsea.

Pulisic mund të jetë transferimi i vetëm i Chelsea, pasi skuadrës nga Londra i është ndaluar blerja e lojtarëve nga FIFA për dy afatet e ardhshme kalimtare./Lajmi.net/