ZYRTARE: Chelsea fillon bisedimet me trajnerin e ri

Chelsea mund të fillojë bisedimet me trajnerin e ri pas largimit të Maurizio Sarrit.

Sport

25/06/2019 14:54

Frank Lampard është autorizuar nga Derby County për të biseduar me Chelsean.

Ish mesfushori është favorit për trajner të ri te Blues, transmeton lajmi.net.

Chelsea është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Maurizio Sarrit i cili mori postin e trajnerit në Juventus.

Kurse, Derby County ka publikuar një komunikatë duke bërë të ditur se ka autorizuar Lampardin të negociojë me ish skuadrën e tij.

Palët janë në kontakt në pritje të marrëveshjes për rikthimin e Lampardit në rol të trajnerit në Stamford Bridge. /Lajmi.net/