Zyrtare: CAS e lejon Leart Paqaradën të transferohet te FC Koln
Dënimi për ekipin nga Bundesliga, FC Koln është pezulluar nga Gykata e Arbitrazhit Sportiv “CAS”. Klubi gjerman u informua mbrëmjen e të premtës se dënimi në rastin e futbollistit, Jaka Potocnik do të pezullohet dhe hiqet vendimi i FIFA-s për ndalim transferimi gjatë afatit kalimtar, shkruan Lajmi.net Kjo do të thotë se klubi i Koln…
Sport
Dënimi për ekipin nga Bundesliga, FC Koln është pezulluar nga Gykata e Arbitrazhit Sportiv “CAS”.
Klubi gjerman u informua mbrëmjen e të premtës se dënimi në rastin e futbollistit, Jaka Potocnik do të pezullohet dhe hiqet vendimi i FIFA-s për ndalim transferimi gjatë afatit kalimtar, shkruan Lajmi.net
Kjo do të thotë se klubi i Koln mund të bëjë lëvizje gjatë afatit kalimtar dhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada do bëjë transferimin e tij te klubi gjerman pa pasur asnjë problem.
“Ne tani do të aktivizohemi në tregun e transferimeve, por sigurisht që me mundësitë tona, pasi kemi konsolidim ekonomik”, u shpreh drejtori menaxhues, Christian Keller.
Kujtojmë që Paqarada firmosi kontratë me Kolnin gjatë afatit të janarit dhe do të luaj në Bundesliga nga sezoni i ardhshëm./Lajmi.net/
ℹ️ Der #effzeh wurde am heutigen Abend vom Internationalen Sportgerichtshof CAS darüber informiert, dass die Strafe im Fall Jaka Potocnik bis zum Berufungsurteil ausgesetzt wird.
Die Transfersperre kommt somit zunächst nicht zum Tragen.
Zur Meldung: https://t.co/IUWnjaHGpe
— 1. FC Köln (@fckoeln) May 26, 2023