Zyrtare: Brozovic rinovon kontratën me Inter

Marcelo Brozovic ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Inter.

Sport

23/03/2022 16:17

Mesfushori i skuadrës së Inter, Marcelo Brozovic, më në fund është pajtuar për rinovimin e kontratës me ‘Zikatlërit’.

Kroati do të jetë pjesë e Inter deri në vitin 2026, përcjell lajmi.net.

Klubi ka njoftuar sot edhe zyrtarizisht për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

29 vjeçari thuhej se ishte dakorduar për këtë marrëveshje javë më parë, por zyrtarizimi vonoi deri sot. /Lajmi.net/