ZYRTARE: Bettinelli transferohet tek Chelsea

Skuadra e Chelseat ka nënshkruar me Marcus Betinellin nga Fulham.

Sport

28/07/2021 18:18

Skuadra angleze, Chelsea ka nënshkruar me ish-portierin e Fulhamit, Marcus Bettinelli, shkruan lajmi.net.

Bettinelli erdhi tek “The Blues” si zëvendësim i Willy Caballeros i cili ka përfunduar karrierën e tij futbollistike.

29 vjeçari do të jetë portier rezervë dhe me gjasë i treti pas Mendyt dhe Kepas, në rast se spanjolli nuk lëviz në këtë afat kalimtar veror.

Bettinelli ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Chelsean./Lajmi.net/