ZYRTARE: Benjamin Kololli kalon te FC Zurich
Benjamin Kololli edhe zyrtarisht është lojtar i skuadrës së njohur zvicerane, FC Zurich.

Sport
Mesfushori 26 vjeçar i Përfaqësueses së Kosovës i është bashkuar FC Zurich nga Laussane Sport, duke nënshkruar kontratë tre-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të skuadrës së FC Zurich.
I lumtur me transferimin e Kolollit është deklaruar edhe presidenti i FC Zurich, që e cilëson futbollistin e Kosovës një lojtar me vlera të mëdha dhe të rrallë në futbollin e sotëm.
Kololli sezonin e kaluar te Laussane realizoi 10 gola, duke asistuar edhe gjashtë herë./Lajmi.net/