Zyrtare: Bayerni heq nga grumbullimi Sadio Mane, mësohet dënimi për senegalezin

Skuadra e Bayern Munich përmes rrjeteve sociale e ka bërë të ditur dënimin e dhënë për lojtarin e Kombëtares së Senegalit, Sadio Mane. Mane është lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen e javës së 29-të në Bundesliga, ku Bavarezët luajnë ndaj Hoffenheim, shkruan Lajmi.net Sulmuesi senegalez merr edhe një gjobë, por që nuk është bërë e…

Sport

13/04/2023 16:00

Skuadra e Bayern Munich përmes rrjeteve sociale e ka bërë të ditur dënimin e dhënë për lojtarin e Kombëtares së Senegalit, Sadio Mane.

Mane është lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen e javës së 29-të në Bundesliga, ku Bavarezët luajnë ndaj Hoffenheim, shkruan Lajmi.net

Sulmuesi senegalez merr edhe një gjobë, por që nuk është bërë e ditur shuma nga skuadra gjermane.

Kujtojmë që ky dënim vjen për shkak të sjelljes jo-sportive të Manes në ndeshjen e parë çerekfinale në UEFA Champions League ndaj Manchester Cityt.

Madje u raportua se ish-lojtari i Liverpoolit, Mane goditi me shuplakë bashkëlojtarin e tij, Leory Sane./Lajmi.net/