ZYRTARE: Bayerni e konfirmon largimin e Douglas Costas
Bayern Munchen ka konfirmuar largimin e Douglas Costas në fund të sezonit.
Sport
Costa u huazua nga Juventusi në fillim të këtij sezoni pa të drejtë blerje, transmeton lajmi.net.
Këtë sezon, 30 vjeçari bëri paraqitje në Bundesliga, Ligën e Kampionëve, Kupën e Gjermanisë dhe në Kupën Botërore të Klubeve gjithsej 20 herë.
Sulmuesi brazilian u lëndua në shkurt ku iu pamundësua të paraqitej më me kampionët gjermanë që nga ajo kohë.
Edhe Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic konfirmoi largimin e Costas.
“Douglas Costa fitoi Bundesligën përsëri këtë sezon me ne. Ne dëshirojmë ta falënderojmë atë dhe t’i urojmë të gjitha të mirat për të ardhmen e tij.”, tha Salihamidzic.
Drejtori sportiv Hasan Salihamidžić: “Douglas Costa dhe Tiago Dantas fituan kampionatin gjerman përsëri këtë sezon me ne. Ne dëshirojmë t’i falënderojmë të dy dhe t’i urojmë të gjitha të mirat për të ardhmen e tyre. “./Lajmi.net/
Abschied aus München: Douglas Costa und Tiago Dantas werden den FC Bayern verlassen.
— ? MEISTER ? (@FCBayern) May 21, 2021