Zyrtare: Bayern Munich transferon futbollistin e Kombëtares së Kosovës

Skuadra e Bayern Munich ka firmosur me futbollistin e Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja, Dion Berisha. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit bavarez përmes rrjeteve sociale, shkruan Lajmi.net Berisha ishte pjesë e Augsburgut, por nga sezoni i ri do të luaj për Bayernin ll me trajner Holger Seitz, që…

Sport

01/06/2023 14:13

Skuadra e Bayern Munich ka firmosur me futbollistin e Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja, Dion Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit bavarez përmes rrjeteve sociale, shkruan Lajmi.net

Berisha ishte pjesë e Augsburgut, por nga sezoni i ri do të luaj për Bayernin ll me trajner Holger Seitz, që bën gara në ligën rajonale.

Shefi i sportit te klubi i Bayernit, Halil Alintop u shpreh tejet i lumtur që ka transferuar futbollistin kosovar.

“Dioni është një talent ambicioz dhe interesant që kanë kryer stërvitje fantastike edhe te ekipi i Augsburgut. Të dy tashmë kanë fituar përvojën në ligën rajonale dhe jemi shumë të kënaqur që tani e kemi në ekip”, u shpreh Altintop

Kujtojmë që Dion Berisha është pjesë e Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21./Lajmi.net/