ZYRTARE: Bastoni vazhdon kontratën me Interin

Alessandro Bastoni do të jetë lojtar i interit deri në vitin 2024.

Sport

28/05/2021 16:36

Interi ka konfirmuar se mbrojtësi italian, Alessandro Bastoni ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2024, transmeton lajmi.net.

“Internazionale Milano konfirmon se ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës së Alessandro Bastonit deri në 30 korrik të vitit 2024”, deklaroi Interi.

Bastoni u shpall kampion me Interin dhe shihet si njëri nga lojtarët kryesorë dhe më meritorë për triumfin në Serie A./Lajmi.net/