ZYRTARE: Barella shpallet mesfushori i vitit në Serie A

Nicolo Barella ka fituar çmimin si mefushori më i mië i sezonit 2020/21 në Serie A

Sport

31/05/2021 15:31

Barella ishte njëri ndër më meritorët për triumfin e Interit në Serie A këtë edicion, shkruan lajmi.net.

24-vjeçari në sezonin e kaluar zhvilloi 36 ndeshje me ‘Nerazzurrët’ në Serie A, duke realizuar tre gola,Barella kishte realizuar edhe nëntë asistime gjatë sezonit të kaluar.

Mesfushori “Nerazzurr” pati saktësi të pasimeve prej 93%, ku 60% e pasimeve të tij ishin drejt fazes së sulmit./Lajmi.net/