Zyrtare: Balotelli kthehet te kombëtarja e Italisë për herë të parë nga viti 2018 – publikohet lista

Sport

24/01/2022 19:08

Është publikuar lista e kombëtares së Italisë për ndeshjet e ardhshme.

Kombëtarja e Italisë ka publikuar listën me lojtarët e ftuar, dhe një emër në veçanti tërheq vëmendje të madhe.

Roberto Mancini i ka lënë një vend në grumbullim edhe sulmuesit kontrovers, Mario Balotelli, përcjell lajmi.net.

Balotelli ka kaluar një periudhë të mirë në Turqi, ku luan me skuadrën e Adana, ku është edhe portieri i Kosovës, Aro Muric.

Paraqitjet e mira të Mario kanë bërë që ai të fitojë ftesën e parë tek Italia që nga viti 2018. /Lajmi.net/