Zyrtare: Ballkani prezanton ish-portierin “kuqezi”

Skuadra e Ballkanit ka zyrtarizuar përforcimin e parë. Kampionët e Kosovës e kanë nisur merkaton në hyrje me një portier. Me anë të një komunikate zyrtare, klubi nga Theranda ka njoftuar firmën me Andrea Hoxhën, 23-vjeçarin e lindur në Itali. Hoxha vjen nga skuadra gjermane e Phonix Lubeck. Ndërkohë ka provuar edhe disa aventura në Zvicër.…

Sport

09/06/2023 18:27

Skuadra e Ballkanit ka zyrtarizuar përforcimin e parë. Kampionët e Kosovës e kanë nisur merkaton në hyrje me një portier.

Me anë të një komunikate zyrtare, klubi nga Theranda ka njoftuar firmën me Andrea Hoxhën, 23-vjeçarin e lindur në Itali.

Hoxha vjen nga skuadra gjermane e Phonix Lubeck. Ndërkohë ka provuar edhe disa aventura në Zvicër.

Portieri debutoi me Shqipërinë U21 gjatë verës së vitit 2019. Fanellën e kuqezinjve e ka veshur 4 herë.

Mirë se vjen ANDREA HOXHA

Të dashur tifozë

Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se portieri Andrea Hoxha është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me portierin, i cili vjen te Ballkani nga Phoenix Lubeck, ekip i cili garon në Regional Liga – Gjermani.