Zyrtare: Axel Witsel transferohet tek Atletico Madridi

Axel Witsel është transferuar tek Atletico Madridi.

Sport

06/07/2022 20:46

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjete sociale, transmeton lajmi.net.

Lojtari u transferua me parametra zero në “Wanda Metropolitano”, pasi i skadoi kontrata më Borussia Dortmundin.

Kontrata e nënshkruar nga belgu është njëvjeçare dhe e mban atë te “Los Colchoneros” deri në vitin 2023. /Lajmi.net/