Zyrtare: Arsim Thaqi, trajneri i ri i Prishtinës

FC Prishtina ka njoftuar se Arsim Thaqi është trajneri i ri i ekipit kryeqytetas. Thaqi do të jetë trajner i Prishtinës deri në fundin e këtij sezoni. Ja njoftimi i klubit:“Arsim Thaqi merr timonin e FC Prishtinës Trajneri me përvojë në futbollin e Kosovës, Arsim Thaqi do ti udhëheqë “bardhë e kaltërit” deri në fund…

Sport

06/04/2025 19:02

FC Prishtina ka njoftuar se Arsim Thaqi është trajneri i ri i ekipit kryeqytetas. Thaqi do të jetë trajner i Prishtinës deri në fundin e këtij sezoni.

Ja njoftimi i klubit:“Arsim Thaqi merr timonin e FC Prishtinës

Trajneri me përvojë në futbollin e Kosovës, Arsim Thaqi do ti udhëheqë “bardhë e kaltërit” deri në fund të këtij sezoni. 53 vjeçari kishte qenë pjesë e Prishtinës në të kaluarën si trajner dhe si drejtor sportiv. Stafit të trajnerëve të ekipit i është bashkuar edhe Blerim Bunjaku.

Sfida e parë për trajnerin Thaqi do të jetë të mërkurën ndaj Dritës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës”, shkruhet në njoftimin e klubit.