ZYRTARE: Andre Silva transferohet te Eintracht Frankfurt
Andre Silva është shitur te skuadra e Frankfurt.

Sport
Milan ka hequr dorë përfundimisht nga kartoni i Andre Silva.
Sulmuesi portugez ka marrëveshje tashmë me Eintracht Frankfurt, ku së fundmi luante si i huazuar, transmeton lajmi.net.
Portugezi do të jetë me skuadrën gjermane deri në vitin 2023.
Kjo është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Milan dhe Frankfurt. /Lajmi.net/