Zyrtare: Alban Dragusha emërohet trajner i ri i Prishtinës
FC Prishtina ka konfirmuar se Alban Dragusha është trajneri i ri i skuadrës. Në komunikatën e lëshuar, thuhet se 44-vjeçari vjen pas një periudhe të suksesshme tek Ramiz Sadiku, transmeton lajmi.net. Dragusha do ta zëvendësoj Afrim Tovërlanin i cili dje dha dorëheqje pas rezultateve të dobëta. Gjatë karrierës së tij si trajner, Dragusha ka drejtuar…
Sport
FC Prishtina ka konfirmuar se Alban Dragusha është trajneri i ri i skuadrës.
Në komunikatën e lëshuar, thuhet se 44-vjeçari vjen pas një periudhe të suksesshme tek Ramiz Sadiku, transmeton lajmi.net.
Dragusha do ta zëvendësoj Afrim Tovërlanin i cili dje dha dorëheqje pas rezultateve të dobëta.
Gjatë karrierës së tij si trajner, Dragusha ka drejtuar edhe ekipin e Vushtrrisë, ndërsa nga viti 2019 deri më 2022 ka qenë pjesë e stafit teknik si ndihmës trajner te Drita.
Ai ka ndërtuar një karrierë të pasur edhe si futbollist, duke luajtur në disa vende si Ukraina, Azerbajxhani, Suedia, Shqipëria dhe Kosova./lajmi.net/