Zyrtare: Adem Maliqi vazhdon me Llapin

Anësori i Llapit, Adem Maliqi do të vazhdojë edhe mv tej me ekipin nga Podujeva.

Sport

11/06/2022 19:29

Maliqi do të jetë lojtar i Llapit për të paktën edhe dy sezone.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi.

Llapjanët e shohin sulmuesin si një lojtar kryesor andaj edhe kanë vendosur të vazhdojnë më gjatë me të.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin e plotë të klubit:

“Edhe Maliqi rinovon me Llapin deri më 2024

Klubi ynë vazhdon të punoj intensivisht në rinovimin e kontratave me futbollistët kryesor të ekipit, duke vazhduar kështu bashkëpunimin edhe për dy vite me sulmuesin e krahut, Adem Maliqi.

Maliqi që erdhi vitin e kaluar nga ekipi i Feronikelit është njëri nga futbollistët kyç të ekipit, andaj pas negociatave me të kemi rënë dakord që të rinovojmë kontratën deri në vitin 2024.

24 vjeçari këtë edicion është paraqitur në 40 ndeshje me klubin në të gjitha garat duke realizuar 2 gola dhe 2 asistime.

Vazhdojmë MALIQI”./Lajmi.net/