Zyra e BE për takimin Costa-Kurti: U nënvizua angazhimi i Kosovës për normalizim me Serbinë përmes dialogut konstruktiv

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka ndarë pamje të takimit që Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, zhvilloi sonte në Prishtinë me kryeministrin në largim Albin Kurti. Në njoftimin e publikuar në faqen e tyre në Facebook, bëhet e ditur se Costa “theksoi rëndësinë që Kosova të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve…

Lajme

14/05/2025 20:18

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka ndarë pamje të takimit që Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, zhvilloi sonte në Prishtinë me kryeministrin në largim Albin Kurti.

Në njoftimin e publikuar në faqen e tyre në Facebook, bëhet e ditur se Costa “theksoi rëndësinë që Kosova të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve përmes një dialogu konstruktiv për të avancuar në rrugën e saj evropiane”.

Postimi i plotë:

“Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, u takua me kryeministrin në largim të Kosovës, Albin Kurti, dhe theksoi rëndësinë që Kosova të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve përmes një dialogu konstruktiv për të avancuar në rrugën e saj evropiane”.