Sulmi në Zvornik, vërejtja e fundit për BeH

(E plotësuar) - Përfaqësuesin i lartë në BeH, Valentin Inzko dënoi sonte aktin terrorist në stacionin policor në Zvornik, me ç’rast u vra një polic dhe dy të tjerë u plagosën, ndërsa më pas u vra edhe sulmuesi.

Lajme

27/04/2015 20:31

 

 

 

 

Në një deklaratë për televizionin federal, Inzko tha se pas sulmit në Bugojno dhe atij ndaj Ambasadës amerikane në Sarajevë, sulmi i sotëm në Zvornik paraqet vërejtjen e fundit.

Ai shtoi se nuk pret destabilizim të gjendjes në BeH, por bashkëpunim edhe më të mirë ndërmjet agjentëve policorë në mbarë territorin e republikës.

Ai vlerësoi se sulmi në Zvornik do të ketë jehonë të keqe në botë, por porositi qytetarët që të jenë unik.

Sipas lajmeve më të reja, është identifikuar edhe sulmuesi mbi stacionin policor në Zvornik. Ai është 24-vjeçari Nerdin Ibriq, nga fshati Sapna afër Zvornikut.

Zvornik: Një islamik vret një dhe plagos dy policë, pastaj vritet

Sonte pak pas orës 19 në stacionin  policor në Zvornik të Bosnjës e Hercegovinës, që i përket entitetit serb, është kryer një sulm i armatosur ndaj stacionit policor, me ç’rast është vrarë një polic serb dhe dy të tera janë plagosur. Më pas edhe ai është vrarë.

Rreth orës 19 e 15 minuta, në stacionin policor në Zvornik është kryer akt terrorist, që supozohet se është kryer nga një vehabi. Sulmuesi erdhi më një Golf 2 deri te stacioni policor dhe duke klithur “Allahu ekber” u fut në stacion dhe filloi të shtijë me armë, transmeton Lajmi.net.

Sipas medieve serbe, nga të shtënat vdiq polici Dragan Gjuriq, kurse u plagosën Zhelko Gajiq dhe Stevo Millovanoviq, ndërsa më pas sulmuesi u qëllua nga policë të tjerë dhe vdiq. Po punohet në identifikimin  sulmuesit.

Raportohet se pjesa e qyteti rreth stacionit të policisë është bllokuar kurse pjesëtarët e policisë me armatim të gjatë po e sigurojnë vendin e sulmit.

Qyteti i Zvornikut është i ndarë në dy pjesë nga lumi Drina. Pjesa brenda kufirit të Serbisë quhet Mali Zvornik.