Përfundon protesta e veteranëve (Foto)

(Plotësim) Ka përfunduar protesta e shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, e thirrur për të kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale në Kuvend.

Lajme

26/06/2015 14:02

Organizatori i kësaj proteste, sekretar i OVL UÇK, Faton Klinaku, ka bërë thirrje që të shpërndahen protestuesit sepse beson se mesazhi të cilin ata e kanë pasur për qëllim, është përçuar.

Nëse ata janë të vetëdijshëm dhe kanë gjak shqiptari, ose nuk do të futen më në seancë, pas pauzës, ose nëse hyjnë, do të votojnë kundër themelimit të Gjykatës”, ka thënë Klinaku.

————————————–

Numri i pjesëmarrësve në protestën e thirrur nga organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, kundër votimit të Gjykatës Speciale në Kuvend, është zvogëluar dukshëm.

Aktualisht, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, shihen vetëm disa dhjetëra protestues, kryesisht nga shoqatat e veteranëve.

Protestës së thirrur nga këto shoqata, publikisht i janë përgjigjur edhe pjesëtarë partive të opozitare, të cilët duket se në këto momente nuk janë pjesë e turmës.

Hedhja për votim e Gjykatës Speciale në Kuvend, ende nuk ka ndodhur, ndërkohë, deputetët aktualisht gjenden në pauzë deri në orën 15.

11657388_10206566189184674_1521149590_n 11653407_10206566188304652_1515101831_n 11652259_10206566188584659_646752944_n Protesta e veteranëve