Zvogëlohen pritjet në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar dukshëm. Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, kolona arrin deri në 250 metra në hyrje dhe rreth 400 metra në dalje, ndërsa qytetarët po presin deri në 15 minuta. Në Merdarë, pritjet…

Lajme

25/08/2025 22:52

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar dukshëm.

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, kolona arrin deri në 250 metra në hyrje dhe rreth 400 metra në dalje, ndërsa qytetarët po presin deri në 15 minuta.

Në Merdarë, pritjet për dalje nga Kosova janë deri në 25-30 minuta, por nuk është raportuar për kolona.

Ndërkohë, në pikat tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me pritje të zakonshme që variojnë nga 3 deri në 5 minuta.