Zvicra pritet të luajë me formacion të ndryshuar ndaj Kosovës në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2026
Kombëtarja e Kosovës do ta nisë sonte fushatën kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2026”, me një sfidë të vështirë në udhëtim ndaj Zvicrës, në qytetin e Baselit. Përveç Zvicrës, “Dardanët” ndodhen në Grupin B edhe me Suedinë dhe Slloveninë, transmeton lajmi.net. Sipas mediumit zviceran Blick, përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, pritet të bëjë disa ndryshime…

Sport
Kombëtarja e Kosovës do ta nisë sonte fushatën kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2026”, me një sfidë të vështirë në udhëtim ndaj Zvicrës, në qytetin e Baselit.
Përveç Zvicrës, “Dardanët” ndodhen në Grupin B edhe me Suedinë dhe Slloveninë, transmeton lajmi.net.
Sipas mediumit zviceran Blick, përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, pritet të bëjë disa ndryshime në formacion në krahasim me miqësoren e fundit kundër SHBA-ve, të zhvilluar në qershor. Një nga ndryshimet më të mundshme është rikthimi i Remo Freuler në mesfushë pranë kapitenit Granit Xhaka, si dhe aktivizimi i Silvan Widmer në mbrojtje.
Gjithashtu, pritet që Fabian Rieder të marrë vendin e Ardon Jasharit, i cili nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një lëndimi. Ndërsa sulmi, me Ndoye, Manzambi dhe Embolo, pritet të mbetet i pandryshuar.
Kosova do të kërkojë rezultat pozitiv për të nisur mbarë kampanjën, përballë një kundërshtari të fortë dhe me shumë lojtarë me prejardhje nga Kosova në përbërje./lajmi.net/