​Zvicra pa Xhakën e pëson keq nga Spanja

Futbollistët e Zvicrës kanë pësuar sonte humbje para shikuesve të vet në kuadër të grupit A4 të Ligës së Kombeve. Kundërshtari i radhës Spanja ishte “arrë e fortë” në stadiumin e Gjenevës për kombëtaren zvicerane, e cila kësaj ndeshjeje i hyri pa Granit Xhakën e dënuar për shkak të kartonit të kuq. Kampioni aktual evropian…

Sport

08/09/2024 22:54

Futbollistët e Zvicrës kanë pësuar sonte humbje para shikuesve të vet në kuadër të grupit A4 të Ligës së Kombeve.

Kundërshtari i radhës Spanja ishte “arrë e fortë” në stadiumin e Gjenevës për kombëtaren zvicerane, e cila kësaj ndeshjeje i hyri pa Granit Xhakën e dënuar për shkak të kartonit të kuq.

Kampioni aktual evropian erdhi në epërsi qysh në minutën e katërt me golin e Joselu, i cili tundi portën e Gregor Kobel pas asistimit të Lamine Jamal.

Ekipi i Luis de la Fuente nuk u ndal me kaq dhe arriti te goli i dytë përmes Fabiano Ruiz në minutën e 13-të.

Spanjollët mbetën me një lojtar më pak në fushë pasi Robin le Normand u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 20-të.

Mungesën e mbrojtësit spanjoll e shfrytëzuan zviceranët duke shënuar në minutën e 41-të përmes Zeki Amdouni, pas asistimit të Breel Embolo.

Por shpresat e tifozëve zviceranë për një barazim të mundshëm i shoi me golin e tij të dytë Fabiano Ruiz në minutën e 77-të, pas asistimit të Ferran Torres. Ky i fundit tre minuta më vonë serish doli në skenë, por kësaj radhe si golashënues për 4:1, pas asistimit të Joselu.

Në tabelë prin me gjashtë pikë Danimarka, e cila sot mposhti Serbinë 2:0, ndërsa Spanja renditet e dyta me katër pikë. Zvicra renditet e fundit në grup pa asnjë pikë.